lefuture

“Call Center”, aktiviteti nuk do të mbyllet

aaeaaqaaaaaaaalkaaaajgq1yjuxowy2lty4mmitngq0zs04ogu0lwfmnjmzzmfjnju0ng

Investitorët shqiptaro – italiane të Call Center -ave në Shqipëri e quajtën “Panik të pajustifikuar” lajmin se ky aktivitet mund të mbyllet nëse Senati Italian miraton ndryshimet në ligjin për bizneset e qendrave telefonike. Përfaqësues të këtyre sipërmarrjeve kanë sqaruar për Televizionin Klan se nëse ligji miratohet do të ketë shtrëngim të kushteve për zhvendosjen e kompanive Call Center në një territor, jo të Bashkimit Europian. Kjo nuk mbyll bizneset aktuale, por frenon zgjerimin në të ardhmen të këtij lloj aktiviteti, që deri më sot ka ardhë në rritje. I vetmi rrezik mund të jetë një zhvendosje e disa kompanive drejt vendeve të BE, jo se e detyron ligji, por për shkak të kushteve më të favorshme. Në Shqipëri janë afro 25 mijë të punësuar në Call Center dhe rroga varion nga 30 mijë deri në 100 000 lekë në muaj.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password