Burg për ‘tutorin’ që joshte me “Porsche”, vajza: E kallëzova për xhelozi


Gjykata për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Dario Priftin, të dyshuar nga prokuroria për “trafik të qenieve njerëzore” dhe “trafik të prostitucionit”.

I riu Prifti u arrestua pak ditë më parë pas kallëzimit të një shtetaseje, se ai e kishte joshur për ta trafikuar.

Në seancën e zhvilluar sot tek Krimet e Rënda pala mbrojtëse e Priftit ka depozituar në gjykatë një deklaratë noteriale të kallëzueses, ku ajo tërhiqet nga kallëzimi, raporton panorama. 

Në deklaratën e administruar si provë, kallëzuesja ka pohuar para një noteri se e ka bërë kallëzimin ndaj Priftit për shkaqe xhelozie, pasi ishte kundër përfundimit të marrëdhënies disa vjeçare mes tyre.

Mbrojtësi ligjor i të dyshuarit Prifti, avokati Detar Hysi, i kërkoi gjykatës lirimin e menjëhershëm të klientit të tij.

“Prokuroria ka vepruar në tejkalim të kompetencave, duke dhënë një urdhër-ndalimi verbal”, ka pohuar avokati Hysi në seancë.

Nga ana tjetër, në seancë është theksuar edhe fakti se dy automjetet luksoze “Porsche Cayene” dhe “Ferrari” të sekuestruara pas arrestimit të Priftit nuk i përkisnin atij, por dy personave të tjerë, miq të tij, nga Durrësi dhe Laçi

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password