close
Breaking NewsLajme

Brenda shtëpisë luksoze të Orindës dhe Turit…

34EA31B8-7F70-4FE3-9C1A-E068395E09ED

Orinda dhe Turi i dhanë fund beqarisë në 7 korrik të këtij viti. Dasma e tyre ishte ndër më të komentuarat e showbiz-it dhe ndër më të bukurat gjithashtu.

Por sot për Tirana Post bukuroshja e ekranit ka treguar disa nga qoshkat e shtëpisë së saj.

Ajo ka treguar se ka një ambient shumë të madh ndenjeje me nje kënd super gjigand.

“Sepse gjithmonë kemi pasur të njëjtin problem në shtëpitë e prindërve apo edhe në shtëpitë e tjera ku kemi jetuar bashkë: Nuk qëndronim dot shtrirë nga i njëjti krah, sepse s’kishte hapësirë mjaftueshëm. Kështu që investuam në një divan të bollshëm dhe të rehatshëm për të mos goditur më njëri-tjetrin me shkelma.”, ka thënë Orinda.

Ajo ka treguar se këndi i saj i preferuar është kuzhina, aty ku gatuan pjatat e shijshme për bashkëshortin e saj.

Por sa kohë iu desh atyre ta arredonin këtë shtëpi gjigande:

“Kam vetëm një këshillë: shtëpia juaj kushton 3- fish më shtrenjtë dhe kërkon më shumë kohë nëse merrni arkitekt. Më mirë se e bëni ju, nuk di e nuk e bën askush”, ka thënë moderatorja.

 

Dhe si gjithnjë ajo nuk ka ngurruar të flasë edhe për pjesëtarët e rinj që do t’i bekojnë në të ardhmen:

“Besoj që planet e Perëndisë nuk i ndryshon dot njeri, kështu që të dy duam shumë të kemi një familje të madhe. Uroj që të bekohemi.”, ka përfunduar Orinda./revistawho.com

 

loading...