• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Brenda festës që Valdrin Sahiti organizoi për të bijën, ja kush ishin të ftuarit dhe veshjet e tyre

Në datën 10 prill stilisti Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij Edita Ramadani u bënë prindër për herë të pare të vajzës së tyre, Bella.

Një muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes së tyre, çifti ka realizuar një festë me praninë e miqve të tyre më të mirë, edhe pse Bella është ende shumë e vogël për t’ju bashkuar festës.

Nga videot që vetë Valdrini por edhe të ftuarit kanë postuar në rrjetet sociale shihej se gjithçka u organizua në një ambient të  këndshëm, në një kopësht me muzikë dhe pije.

Përsa i përket veshjes, të pranishmit kishin zgjedhur të festonin të veshur sportivë. Të ftuar në këtë festë kanë qenë këngëtarja Elvana Gjata, Nora Istrefi, Leonora Jakupi, gazetarja Liberta Spahiu, grimierja Sellma, çifti Julka dhe Dj Andy e shumë miq të tjerë të çiftit.

Festa ka qenë shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim zakonisht tek personazhet e njohur, larg luksit dhe egzagjërimeve. Të veshur me atlete dhe gotat e pijeve në dorë, të ftuarit kanë kërcyer me njëri-tjetrin dhe janë argëtuar shumë nën ritmin e muzikës.\revistawho.com