Nëse nuk do të ishte kalimtari i rastit që të kontrollonte karrocën e fëmijës së braktisur në rrugë, me shumë gjasë kjo histori do të kishte një tjetër epilog. Një fëmijë 18 muajsh u gjet disa hapa larg një supermarkate kur e kishte braktisur nëna e tij 18-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur të martën në Angli, ku një burrë pasi iu afrua karrocës së bebes, zbuloi një fëmijë që qante pasi kishte qëndruar në të ftohtë për një kohë të pacaktuar. Zotëria e mbështolli fëmijën dhe menjëherë njoftoi policinë. Agjentët u vunë në kërkim të vajzës dhe e gjetën në mbrëmje vonë, shumë larg nga vendi ku kishte braktisur fëmijën e saj. Bebja u dërgua në spital ndërsa nëna e tij është nën pranga./ revistawho.com