• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Brad Pitt në një lidhje të re? Fotografohet i lumtur pranë një vajze

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt është fotografuar shpesh në shoqërinë e femrave të ndryshme. Së fundmi, aktori është parë duke buzëqeshur dhe komunikuar me një shëruese shpirtërore. Të dy janë fotografuar gjatë një eventi në Los Angeles në datën 30 shtator.

Një burim ka thënë për ‘People’ se pavarësisht se Brad dhe vajza në fjalë janë shumë të afërt me njëri-tjetrin nuk janë në një lidhje dashurie. Duket se aktori 54-vjeçar ka vendosur të dalë me disa femra të ndryshme, por nuk është gati për një marrëdhënie serioze. Në intervista të ndryshme ai ka treguar se prioriteti i tij janë fëmijët dhe karriera dhe nuk mund të flitet për një histori të re dashurie. Megjithatë koha do të tregojë se nëse Brad do të rezistojë ende dhe për shumë kohë pa një të dashur të re. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE