Mbrëmjen e sotme fansat në të gjithë botën janë tronditur nga një humbje e madhe në muzikë. Lideri i grupit të famshëm të rrokut “Linkin Park” është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 41-vjeçare. Chester Bennington është vetvarur në rezidencën e tij në Kaliforni. Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet. Trupi i artistit është gjetur i pajetë paraditen e sotme. Ai është baba i gjashtë fëmijëve, nga dy martesa. Për vite me radhë këngëtari ka pasur probleme me alkoolin dhe drogën. Në të kaluarën ai ka thënë se e ka menduar vetvrasjen sepse në fëmijëri e kanë abuzuar. Në luftë të vazhdueshme me dogërat, alkoolin, Bennington vuante edhe nga depresioni./ revistawho.com