close
Breaking NewsLajme

BORE NE TIRANE/ Sara Kapo e përjeton ndryshe, shtrihet me rroba banje në shezlongun e akullt

15978814_1568913109792491_513933794_n

E kujt nuk i mungojnë fotot tipike të stinës së bukur, shtrirë në shezlong duke shijuar rrezet dhe një libër. Për të na e shuar (madje fikur fare) mallin, sonte ka menduar Sara Kapo, vajza “tip” e aktores Ema Andrea. Mbrëmjen e kësaj të mërkure Tirana është zbardhur nga dëbora e shumë qytetarë, të vegjël e të mëdhenj dolën në rrugë të shijojnë surprizën e janarit. E teksa të tjerët kanë lozur me topa bore e kanë ndërtuar ndonjë plakush hundëkarrotë, Sara sërish ka dalë kundër rrymës. Ajo na ka sjellë pikërisht imazhin tipik të verës. Nuk ka përtuar e bija e aktores, e cila ka veshur rrobat e banjës dhe është shtrirë në “shezlongun” e akullt me një libër në dorë. Gëzuar!/ revistawho.com

Tags : Sara kapo
loading...