Bora Zemani ishte e ftuara e radhës në emisionin e prezantueses simpatike Fatma Methasani, Fun Day në In Tv. Dy moderatoret bënë një bisedë të këndshme, kur Zemani zbuloi jo pak detaje interesante nga jeta e saj. Ajo tregoi më shumë për eksperiencën e të qenit mami dhe sigurisht për emisionin e saj në Digitalb, Fan Zone. Zemani u pyet dhe për martesën e saj 4-vjeçare me DJ e njohur Vin Veli. Pjesa më e interesante e intervistës ishte kur Bora iu përgjigj pyetjes nëse është sadopak xheloze për bashkëshortin e saj. Moderatorja, me shumë sportivitet dhe sinqeritet tha se në fillimet e lidhjes se tyre ka qenë mjaft xheloze. Kjo për faktin se bashkëshorti i saj, gjatë gjithë kohës, është i rrethuar me femra sexy deri në orët e para të mëngjesit për shkak të profesionit të tij. Bora shtoi se ajo ka bërë dhe skena xhelozie duke qëndruar afër tij gjatë kohës që punonte në clube nate apo edhe drama të tipit: “çfarë të tha apo pse e pe.” Por me ardhjen në jetë të djalit të tyre Arbor, marrëdhënia ka ndryshuar duke qenë se lidhja është konsoliduar dhe nuk merren më me gjëra të vogla, sepse edhe prioritet kanë ndryshuar./ intv