Muaji tetor duket se do të jetë shumë produktiv sa i përket muzikës shqiptare. Përveç Samantës, Elvanës shumë shpejt do të shihni edhe këngën e re të këngëtarit nga Kosova, Ermal Fejzullahu. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, përmes publikimit të një fotografie në rrjetet sociale. Kjo foto është shkëputur një nga skenat e videoklipit të ri.