Shumë shpejt në ekranin e “Vizion Plus” do të nisë sezoni i ri i show-t të humorit, ‘Al Pazar’, i cili në këtë rikthim do të sjellë edhe një aktore të re. Dhe ajo është Blerta Gaçe. Dihet tashmë që motrat Gaçe janë multitalente, të afta në disa fusha… Aurela përveç shkëlqimit të saj në muzikë është shkolluar për aktrim, ndaj dhe interpretimin e ka pikë shumë të fortë. Të njëjtën rrugë me të duket se po ndjek edhe motra e vogël Blerta, e cila pasi ka shfaqur potencialin e saj në kërcim, këngë e madje edhe prezantim, do të sfidojë veten në një terren të ri, siç është aktrimi.