Bleona Qereti e ka treguar disa herë që është në përkrahje të presidentit Donald Trump. Madje në kulmin e fushatës presidenciale në Sh.B.A, ajo tregoi se ishte admiruese e Trump-it duke postuar një foto me të. Edhe pas fitores së tij, Bleona e ka uruar Donald Trump përmes një postimi në Facebook. Këtë herë ajo e ka uruar presidentin për Krishtlindje me anë të dy fotove të postuara në profilin saj në Instagram. Në njërën, ajo shkruan”Gëzuar Krishtlindjen Z.President Donald Trump. Gëzuar Krishtlindjen të gjithë njerëzve nëpër botë”. Ndërsa në tjetrën shkruan se ajo dhe presidenti po zgjedhin cilën foto kanë dalë më bukur.
https://www.instagram.com/p/BObMvDIjDhC/?taken-by=iambleona