close
Breaking NewsLajme

Blendi Fevziu tregon rastësinë e papritur: Dëbora e fundit e vërtetë, në të njëjtën datë pas 32 vitesh

15965039_680808328710959_2056247225676520536_n-655×356

Sonte Tirana u zbardh nga një dëborë e cila ra, qëndroi e i dha mundësinë të gjithëve ta shijojnë. Edhe në vitet e shkuara qielli i kryeqytetit është zbardhur, por jo toka. Ndonëse ka pasur reshje dëbore, ato si e sotmja kanë munguar. Më saktë kanë munguar për 32 vite me radhë, ditë më ditë. Zbulimin e kësaj rastësie të papritur e ka bërë gazetari Blendi Fevziu. Ai shkruan në Facebook se dëbora e fundit “prej vërteti” në Tiranë, është shënuar pikërisht në 11 janarin e 32 viteve më parë. “Dëbora e fundit e vërtetë dhe që mbajti në Tirane, ka rënë në 11 Janar 1985. Bie prap sot fiks me 11 Janar, 32 vjet më pas”, ka shkruar drejtuesi i “Opinion”./ revistawho.com

12647525_1024003031013435_6286653327638169572_n
loading...