lefuture

Blendi Fevziu: Libri im bazohet tek paraja dhe pushteti, në qendër të tij është…

blendi

Gazetari dhe prezantuesi Blendi Fevziu ka nxjerrë librin e tij më të ri “Pushteti, Magjia, Makthet dhe Fuqia e tij”. I ftuar në emisionin “Rudina” ai foli rreth përmbajtjes dhe idesë për krijimin e tij. Këtë libër Blendi ua dedikon atyre që kanë lakmuar pushtetin.  Libri është i trajtuar në formën e një eseje letrare ku në qendër të tij ndodhet ‘Ferit Pasha’ kryeministër i Perandorisë Osmane. Tema kryesore që trajtohet në këtë libër është etja për pushtet e cila arrin deri në mohimin e familjes, gje të cilën Ferit Pasha e ka bërë. Për të arritur në përfundimin e këtij projekti, gazetarit i është dashur të shkruajë në 3 periudha të ndryshme kohore, e cila starton qysh në kohën kur ai ka qenë student, në vitin 1989, ka vijuar në prill 2010 dhe e ka përfunduar në muajin tetor të këtij viti. Librin mund ta gjeni në “Panairin e Librit” në stendën “Mapo”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password