lefuture

Blendi Fevziu: Kam jetuar larg prindërve që 11 vjeç, ja arsyeja pse mbaj dy orë

fevziu-oret

“Unë kam jetuar larg prindërve në moshën 11 vjeç. Ajo kërkon të studiojë shumë shpejt jashtë. Mendoj që duke çarë vetë është mirë. por mendoj se një adoleshent është herët për të ikur vetë”. Kështu i është përgjigjur dejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu, moderatorit të “Xing” Ermal Mamaqi, kur e ka pyetur për të ardhmen e së bijës. I ftuar në studion e këtij emisioni, gazetari tregoi detaje nga përditshmëria e tij, duke shuar dhe një kuriozitet. Ai ka treguar arsyen pse mban dy orë. Orën e parë e mban si një i fiksuar pas mekanizmit të orës, ndërsa ora tjetër ka një funksion që lidhet pikërisht me shëndetin dhe aktivitetin e tij. “Tregon sa kilometra kam bërë, sa kalori kam konsumuar, tregon sa rrahje zemre kam, si është moti dhe sa minuta kam bërë gjatë javës aktive”, ka shpjeguar Fevziu për një nga dashuritë e tij, siç ai e quajti.“Unë eci shumë. 45 minuta, rreth një orë lexoj duke ecur. Eci duke lexuar. Lexoj lajmet e ditës, ndaj shumë njerëz më shikojnë çuditshëm në rrugë”, tha ai.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password