Blen kanabis ilegalisht dhe ia jep vajzës 4-vjeçare, ja arsyeja

kanabisi

Një nënë ka treguar se pse e shkel ligjin për t’i dhënë kanabis vajzës katërvjeçare. Tridhjetë e gjashtë vjeçarja i jep vajzës së vet kanabis në mënyrë jo të ligjshme, në përpjekje për t’ia kontrolluar krizat epileptike që mund ta vrasin atë, transmeton Express. Nëna, e cila jeton në fshatin Lanarkshire në Skoci, ka thënë për Sunday Mail: “Gjeja më serioze që mund t’i ndodhë asaj nga krizat epileptike është se ajo mund të vdesë.” Ajo ka thënë se kanabisi e shpëton vajzën e saj nga këto kriza. “Kjo është arsyeja pse prindërit u japin fëmijëve të vet këtë gjë. Kur ata janë të lodhur, ky ilaç u ndihmon,” ka thënë ajo. Ajo beson se gjendja e vajzës së saj është përmirësuar qëkur i jep kanabis. “Qëkur i japë asaj atë, ajo më nuk kërcen në gjumë dhe përfundimisht e kam parë përmirësimin te ajo,” ka thënë ajo.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password