Billborad shpall “Artisten e Vitit”, shikoni për kë bëhet fjalë

mokkeoul

Ajo ka rrëmbyer shumë çmime dhe ka mbledhur shumë të ardhura gjatë 2016 falë turneut të saj si edhe albumit, i cili pushtoi majat e klasifikimeve. Kështu që fundi i vitit nuk mund të mbyllej për Adele pa këtë vlerësim pasi ajo është shpallur për herë të tretë “Artistja e Vitit” nga Billboard.

28-vjeçarja është vlerësuar me këtë titull fale shitjeve dhe transmetimeve të albumit të saj të famshëm “25”, i cili dominoi çartet muzikore për më shumë se një vit.

Famë e Adele është rritur ende më shumë këtë vit, ku këngëtarja ka mundur të realizojë 107 koncerte brenda 10 muajve. Turneu i saj do vijojë gjithashtu edhe në 2017, ku këngëtarja e hitit “Hello” do të performojë në Australi dhe New Zealand në muajin shkurt dhe mars.

Ajo do e mbyllë turneun e saj me 4 koncerte në Wembley Stadium në muajin qershor dhe korrik, të cilat i ka quajtur “The Finale”./topalbaniaradio

screenshot_20161228-145754

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password