Revista muzikore “Billboard” ka listuar 100 videoklipet më të mira të 18 viteve të fundit, të parat për shekullin e ri. Ajo që kryesoi listën është “Bad Romance” e Lady Gaga.
Kënga është publikuar në 2009 si kënga e parë nga albumi me titull “The Fame Monster”. “Bad Romance” nisi menjëherë ngjitjen drejt suksesit në klasifikimet botërore dhe doli në krye në mbi 15 vende dhe në vend të dytë në ‘Billboard Hot 100’, duke shitur rreth 9.7 milionë kopje në vitin 2010.
Pjesë e listës është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa e cila renditet në vendin e 74, me këngën “New Rules”. Jo keq duke pasur parasysh numrin e klipeve për 18 vitet e fundit./revistawho.com