Dita nuk nisi mirë për Danjelin sot, i cili fillimisht u bë pjesë e një debati me Damianon, ndërsa tashmë ai ka debatuar edhe më ashpër me Ervinin. Liridoni dhe Damiano po flisnin në këndin e cigares për Danjelin, duke dalë në përfundimin se ai nuk është vetvetja në shtëpi, pasi po kërkon të bëjë lojë dhe të duket si personazh negativ, shkruan syri.net. Atyre iu bashkua edhe Ervini, i cili tha se ishte një kapriço e Danjelit ajo që i la pa cigare. Ai futet brenda në dhomë ku gjen aty Danjelin dhe ja shpreh edhe atij këtë gjë. “Është faji jot që na le pa cigare. Ajo që bërë ti ishte gjest i ulët. Unë të rregullova krevatin”, i tha Ervini Danjelit. Danjeli thotë se e pranon gabimin dhe i kërkon falje që i la pa cigare. Por Ervini e vazhdon edhe më tej debatin: Si i kap t’i rrobat dhe i hedh ashtu, unë i rregullova. Kujdes me gjestet, a kupton. Të japim respekt, ti na jep respekt, mos i shkel njerëzit me këmbë”, i thotë Ervini Danjelit.
Danjeli: Si s’të vjen turp o plak.
Ervini: Pse të më vijë turp.
Danjeli: E bën për pikë.
Ervini: S’kam ngel me fitu pikë o plak. Je thjesht konkurrent për mua.