Për t’i ilustruar Katerinës dhe Lupçes se ai ka të drejtë në debatin që është përfshirë me Danjelin, Musa sjell një rast kur në shtëpi ishte edhe Benardi. “Isha ulur dhe po flisja me Benardin dhe vjen Danjeli e donte të bënte debat me mua në javën kur isha lider. Bëri ato veprimet që bën gjithmonë”, nis rrëfimin e tij Musa. Më pas, Musa thotë se ndërhyri Benardi. “Benardi i tha më fal, a mund të ta bëj një pyetje dhe më pas e pyeti se kërkoi të bënte debat për një gjë që kishte ndodhur gjatë javës pikërisht ditën e shtunë”, shpjegon Musa. Sipas Musës, reagimi i Danjelit ishte ai tipiku. “Siç bën gjithmonë, iu kthye Benardit dhe i tha: Benard, ku do të dalësh ti me këtë dhe më pas iku”, thotë Musa. Lupçe i thotë se të njëjtën sjellje Danjeli e bën edhe ndaj tij, ndërsa Musa shton se Benardi nuk ndërhynte dhe nuk fliste asnjëherë “palidhje”. Ata ndajnë të njëjtin mendim sa i takon Danjelit. Sipas tyre, ai nuk di të mbajë shoqëri. “Mendonte se më kishte shok. Kanë fol kaq shumë për mua se mendonte se unë isha budallai dhe ai njeri ka për të dal keq. Unë ja kujtoj aty ku dua të dalë keq, unë e nxjerr atë në pozitë që më krijoi mua dhe do ta gropos fare”, thotë Lupçe. Këshilla e Musës është që këtë ta bëjë me durim dhe pa u nxituar.