Ndihen më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit por që s’duan ta shesin lidhjen në rrjetet sociale vetëm për ca like më shumë. Kristi Becka dhe Tea Zhuli u bënë çift pas njohjes në shtëpi. Simpatia e Kristit për Tean u kuptua që gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother” por këto dy vite ata po jetojnë një histori dashurie të vërtetë. Kristi ka rrëfyer për “Panorama” për kiminë e tyre e për verën e dytë të dashurisë. Ai shprehet se është marrëzisht i dashuruar e se me bukuroshen e tij të zemrës dëshiron të ketë 5 fëmijë.
“Jemi të veçantë. Po bëhen 2 vjet për pak bashkë dhe jemi shumë mirë. S’e di unë çfarë është kimia apo fizika, po ne kemi dashuri… Ne kemi bashkëjetuar që ditën e parë që u lidhëm. Kemi shumë plane në përgjithësi por nuk dua t’i tregoj se jam supersticioz. Dëshira është që të bëj një familje shumë të madhe me Tean. Tre fëmijë të sigurt, po edhe 4 ose 5”, ka thënë ai.