Duket se në shtëpinë e “Big Brother” puthjet në buzë midis femrave janë një mënyrë për të shprehur dashurinë. Ishte Fiorentina ajo që puthi Kein disa javë më parë. Ndërsa sot ka ndodhur një puthje tjetër mes dy banoreve. Banorët e rinj, Elsamed, Ambra, Enida, Marjus, Gastare dhe Dona e Musa ndodhen jashtë. Teksa të tjerët bisedojnë për të luajtur një lojë, Dona puth Musan i cili më pas e ngacmon. “Edhe të puth edhe pastaj thua: Mos ma bëj qejfin”, -i thotë Dona. “Hajde të puth unë”, -i thotë Ambra Donës pas disa sekondave. Dona afrohet dhe të dyja shkëmbejnë një puthje në buzë. Musa i shikon dhe nuk flet. “Ça fytyre”, -thotë Dona për Musën duke qeshur. “E pe apo se pe”, -pyet Ambra Elsamedin i cili nuk e kishte mendjen. “Jo s’pashë gjë i thotë ai. “Epo mirë rri fli gjumë”, -ia kthen Ambra. “Putha unë Ambrën”, -i thotë Dona. “Në buzë?”, -pyet i habitur Elsamedi. Dona dhe Musa i tregojnë çfarë ndodhi. “Për show puthemi”, -thotë Elsamedi./revistawho.com