Armela është bërë qendra e vëmendjes në “Big Brother”. Edhe pse ajo është çift me Damianon, Olsi ka filluar të shfaqë pëlqimin për të prej disa ditësh. Kei gjithashtu i ka kërkuar të flenë bashkë. Ditën e sotme Olsi duke qëndruar me Fiorentinën në kuzhinë, mendjen e kishte diku tjetër, tek një person që kanë në krahë, Armelën. Pak më vonë ai shkon në krevat, dhe i thërret edhe Armelës që t’i bashkohet, por ajo nuk pranon dhe largohet. Pas këtij momenti Fiorentina i bashkohet në krevat dhe i propozon për martesë, ndërsa Olsi e refuzon. Fiorentina i thotë se babit të saj nuk i vjen mirë kur i sheh ashtu. Olsi përgjigjet se as babit të tij. “E kam vendosur që do martohem me ty. Babit tim nuk i vjen mirë nga ato gjerat që sheh, që bëj me ty”, i thotë Fiorentina, ndërsa Olsi i përgjigjet me shaka “Pse babit tim i vjen mirë”, më pas ai ia bën të qartë se të ata të dy i kanë gjerat e limituara. Nga ana tjetër Armela i thotë Keit që të flenë bashkë. “Sigurisht. Hera e parë në jetën tonë”, i përgjigjet Kei. “Nuk më besohet as mua që do të fle gjumë me ty”, i thotë Armela. “Do më përkëdhelësh te koka?”, e pyet Kei Armelën. “Ça thua ti. Unë mirë që e bëj ndonjëherë pushim me Damianon, të filloj te ty tani”, thotë Armela. “Ti mo… ngele duke fërkuar Damianon, në mëngjes, drekë dhe darkë. Ai shkreti ngeli duke fërkuar kokën e tij”, reagon Kei.