Duhet të kenë “çmendur” qindra fansa dy finalistët e edicionit të fundit të “Big Brother”, me fotot e publikuara në Instagram. Pak minuta më parë, Olsi dhe Fiorentina hodhën të dy në Instastory të njëjtin imazh, një ftesë dasme. Teksa biondja e shoqëronte me të qeshura, provokimi i të dashurit të saj “mistrec” shkoi edhe më tej. “Nuk më besohet”, shënoi Olsi. Por shakaja nuk zgjati shumë. Vetë Olsi nxitoi të sqaronte se nuk janë ata të dy çifti që do të martohen. Dy të rinjtë janë ftuar në një dasmë tjetër. Siç kanë shprehur edhe nëpër intervista, dasma e tyre nuk është aspak në horizont./ revistawho.com