Damiano ka ditëlindjen dhe përveçse urimeve nga banorët e shtëpisë së Big Brother, ai ka marrë edhe një tjetër urim special.
Një letër urimi e dërguar nga halla e tij, ka qenë surpriza për Damianon, i cili sqaron për pjesën tjetër të banorëve, por edhe për publikun se pavarësisht se me babain e tij ai nuk ka marrëdhënie të mira, me familje e babait ai e ka ruajtur marrëdhënien e tij shumë mirë. E ndërsa ai lexon letrën e hallës, Damiano përlotet.
“I dashur zemra jonë, sot është ditë e veçante për ty. Dita që erdhi një ëndërr, u shtua një yll. Urime për ditëlindjen. Ti je i ëmbël. Ti je superhero për ne. Të dëshirojmë lumturinë e kësaj bote. Të përqafojmë të gjithë. Me shume dashuri halla Lavdija, Relda dhe Alda”, thuhej ndër të tjera në letrën që Damiano lexoi.