Vendin e Liridonit dhe Donjetës në dhomën e Yougurterisë e zuri Armela me Benardin. “Takimi” i parë tek për tek mes të dyve nisi me shumë afrimitet dhe batuta. Armela u shpreh e lumtur që u kishin futur akullore dhe se e kishte në listën e kërkesave të saj për Big Brotherin, ndërkohë që Benardi ‘e provokoi’. “Më bëj një akullore si vajza (Armela), ta provoj njëherë shijen e vajzës”, tha ai dhe që të dy u ulën në tavolinë.
Armela kërkon të çtensionojë tavolinën dhe e fton që të bëjnë gëzuar me lugët e mbushura. Benardi pranon pa mëdyshje. “Kujtove se shpëtove nga unë ëë?, i thotë Armela dhe më pas që të dy diskutojnë e bëjnë batuta për ndodhitë e shtëpisë.
Në diskutim e sipër, Armela i thotë se Xheni ka të drejtë që i ka ngjitur emrin “Majmun” dhe më pas që të dy diskutojnë për ndodhitë në shtëpi.
“Të pëlqen?”, e pyet Armela në një moment.
“Po! Më shumë kjo se ti”, ja kthen ai.
“E kuptove atë që të thashë mbrëmë?”, e pyet Benardi Armelën.
“E kuptova. E kishe për Liridonin?”, thotë ajo.
Por Benardi i thotë që nuk bëhet fjalë për Liridonin.
“Unë të thashë që sa herë ti më jep një puthje mua, plas një zemër edhe këtu brenda edhe jashtë, nuk e kisha për një person të caktuar”, i shpjegon Benardi.
Benardi është kurioz të dijë se çfarë tipi e konsideron veten Armela, por ajo e shmang këtë pyetje dhe i thotë se Liridoni e ka qejf.
“Shumë mirë që të ka qejf, që mos ngelësh vetëm”, ja kthen Benardi.
Gjynah, i thotë Armela, duke shtuar se vetëm ka hyrë në shtëpi dhe vetëm do të dalë.
“Tek do të dalim të gjithë, se s’ka sesi, sepse atë do e lësh këtu brenda”, i thotë Benardi, një fjali që nuk ja mbushi mendjen Armelës.
“Ti tek?! Ose do të më lërë ai mua këtu, ka shumë mundësi”, i thotë ajo.
Benardi thotë se Armela nuk pretendon të gjejë një djalë më të fortë se veten brenda shtëpisë./Big Brother