• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Big Basta dhe Vesa Luma publikojnë ‘klipin më të ri’, kanë edhe një surprizë për fansat

Që pas zhvendosjes në Zelandën e Re, Big Basta dhe Vesa Luma i janë larguar tregut muzikor. Ata kanë vendosur të jetojnë një jetë të qetë dhe të qëndrojnë pranë vogëlushit të tyre Lian. Por edhe pse nuk janë aktivë në muzikë fansat e tyre besnikë mezi po presin rikthimin e tyre. Nëpërmjet një postimi komik të bërë në ‘Instagram’ Vesa shfaqet pranë bashkëshortit dhe djalit të saj teksa kalojnë kohë së bashku dhe thotë se ky është klipi më i ri i tyre. Gjithashtu përpos shakasë ajo tregon se së bashku me Big Bastën janë duke mbledhur energji për tu rikthyer fuqishëm.

“Ja dhe videoklipi më i ri muzikor nga ne të dy. Kërkojmë falje që u vonuam pëk këtë sezon. Por kishim ca probleme teknike. Falenderojmë nënën natyrë, oborrin e shtëpisë dhe qiellin e bukur të dimrit. Përtej shakasë, dua t’ju falenderoj të gjithëve që shkruani dhe na pyesni kur do kthehemi ( ne sapo erdhem). Jemi në një fazë shumë të bukur frymëzuese që vetem kjo parajsë ketu di ta japë dhe po mledhim shumë energji te mira. Besoj që çdo artisti ju dashka një reflektim nga larg të pakten një herë dhe meqë me sa po shoh nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë sa i perket tregut muzikore, shumë shpejt do të kthehemi më bukur e me të realizuar se çdo herë tjetër”, shkruan Vesa./revistawho.com

 

Ja dhe videoklipi me i ri muzikor nga ne dy ..kerkojme falje qe u vonuam pak kete sezon ..por kishim ca probleme teknike ..🙈 Falenderojme nenen natyre, oborrin e shpise, dhe qiellin e bukur te dimrit 🙈 ..Pertej shakas..dua t’ju falenderoj te gjitheve qe shkruani dhe na pyesni kur do kthehemi ( ne sapo erdhem 😂) ..Jemi ne nje faze shume te bukur frymezuese qe vetem kjo parajse ketu di ta jap..dhe po mledhim shume energji te mire..Besoj qe cdo artisti ju dashka nje reflektim nga larg te pakten nje here..dhe meqe me sa po shoh nuk eshte se ka ndryshuar ndonje gje sa i perket tregut muzikore, shume shpejt do te kthehemi me bukur e me te realizuar se cdo here tjeter..❤️Ju perqafojme shume shume #missyou #newzealand #auckland #devonport @bigbastaofficial

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

CLOSE
CLOSE