Lajmi se diva e muzikës botërore është shtatzënë dhe në pritje të dy binjakëve bëri xhiron e medias, duke shkaktuar një impakt të madh tek të gjithë. Por babai i këngëtares duket paska i mërzitur, teksa tregon se lajmin për shtatzëninë e vajzës së tij e mori vesh nga të tjerët. “Unë isha i tronditur. Kam marrë mesazhin e pare dhe unë pyeta veten: “Pse ky person po më thotë urime”. Pastaj unë mora një të dytë nga njëri prej studentëve të mi në Teksas, dhe thashë: “Çfarë po thua?”, ai mu kthye: ‘Shiko në internet’”, ka treguar babai i 35-vjeçares.