Beteja mes Pitt dhe Jolie sa vjen e bëhet më serioze, ja çfarë ka ndodhur kësaj rradhe


Beteja e kujdestarisë mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie sa vjen e bëhet më serioze. Stafi ligjor i aktorit 53-vjeçar, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Los Angeles të heqë të dhënat e 6 fëmijëve , me pretendimin se ato dhunojnë privatësinë tyre. Ata pretendojnë se Jolie ka ekspozuar fëmijët e çiftit hollivudian, duke bërë publike emrat e terapistëve të tyre dhe profesionistëve të problemeve mendore që kujdesen për fëmijët. Aktorja e “Maleficent” duket se është e vendosur të injorojë madje edhe të bjerë dakort me standartet elementare lidhur me interesin e fëmijëve, ka thënë stafi lidhor në dokumentat e dorëzuara në gjykatë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password