lefuture

Besa Kokëdhima zbulon detaje rreth projektit të ri muzikor

besa

Për të gjithë fansat e Besa Kokëdhimës, ka një lajm të mirë: së shpejti do të prezantohet hiti i saj i radhës, një baladë, që ashtu siç thotë dhe vetë Besa në një intervistë ekskluzive për “Wake Up” në “Top Channel”, e rikthen në skenë me entuziazëm.

“Kënga ime e re do të dalë në muajin nëntor. Titullohet “Kokëfortë” dhe është një rikthim i imi tek balada, çka më bën shumë entuziaste sepse përmes baladës gjithnjë kthehem në shtratin tim”,- ka thënë ajo.

Përpos krijimtarisë personale, Besën do ta shihni edhe duke përzgjedhur talentet, siç është mësuar nga Produksioni i “The Voice of Albania”. E pyetur për pritshmëritë e saj mbi këtë show, që do ta ulë në një prej karrigeve të kuqe si trajnere, ajo nuk i ka fshehur dot emocionet.

“E prita me shumë kënaqësi ftesën, sepse “The Voice” nuk është vetëm një program televiziv, por një mundësi shumë e mirë për talentet, që ndihmohen dhe zhvillohen më tej. Unë kujtoj fillimet e mia; fillimisht e kam ndjerë mungesën e një mentori të tillë. Ndaj, do përpiqem të bëj maksimumin për të gjithë ata që do të jenë të gatshëm të punojnë me mua. Është e rëndësishme që talentet e reja, përveç se të ndihmohen, të bëhen të gatshëm edhe për tregun muzikor. Kjo është ajo që dua të bëj me konkurrentët; t’i jap njohuritë që mua nuk mi ka mësuar njeri, por që i kam përvetësuar ndër vite”,- është shprehur Besa.

Por çfarë karakteristikash duhet të ketë zëri më i mirë shqiptar, që ajo të kthejë karrigen dhe ta mbajë deri në fund të rrugëtimit?

“Unë personalisht kam një lloj tendence të gjej vokalet kadife, pra, vokale pak më të plota, pak më të ngrohta. Sigurisht edhe vokalet stil, sepse aktualisht ka shumë zhanre muzikore moderne që mbështeten shumë fort tek vokalet specifike. Nëse një vokal arrin të më emocionojë, pjesa teknike bëhet më pak e rëndësishme”,- ka nënvizuar ajo.

Besa, një zë e figurë e spikatur në skenën shqiptare, bëhet kështu gati për t’u ulur në karrigen emocionuese të “The Voice”, bashkë me Alban Skënderajn, Rona Nishliun dhe Xuxin./Top Albania Radio

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password