Nard Ndoka ka publikuar një foto në Facebook me emra të rëndësishëm të mbledhur në Parlamentin Europian, ndër to edhe Tritan Shehun dhe Rocco Buttiglione, Presidentin e demokristianëve italianë. Ndoka shihet teksa mban një çantë që nuk i ka shpëtuar syrit të Bes Kallakut. Meqënëse ata kanë miqësi me njëri tjetrin, aktori i humorit e ka pyetur deputetin se çfarë mban në çantë, por mesa duket është treguar më kurioz sesa duhet sepse vetë deputeti i shkruan se po tregohet kurioz. “Sa djalë kurioz që je”, -i kthen përgjigje Ndoka./revistawho.com