Bes Kallaku & Erion Isai, ‘vajzat’ seksi të Instagramit: Ja si e shesim trupin

bes-kallaku-433x300

Duetet e tyre të humorit kanë rezultuar të suksesshëm prej vitesh në spektaklin e humorit “Portokalli”. Erion Isai dhe Bes Kallaku janë çifti i pandarë në duetin politik PS­LSI, por këtë herë kanë ndryshuar krejtësisht profil dhe gjini, duke u transformuar në dy femra seksi, që e kanë të lidhur stilin e tyre të jetës me Instagramin. Njëra bionde dhe tjera brune, si dy velina bashkëkohore që shfaqin hiret e tyre në rrjetet sociale, duke u kthyer në fenomenin e kohës, Erioni dhe Besi kanë hyrë nën lëkurën e tyre për të sjellë fragmente satirike nga kjo kategori vajzash. Karakteret femërore janë risia e këtij edicioni të spektaklit të humorit, dhe në puntatën e parë ata na kanë prezantuar vetëm majën e ajsbergut, se çfarë ndodh në jetën e tyre virtuale. Po si do të evolojnë në javët në vazhdim personazhet e tyre? “Do të jenë një ironi, vënie në lojë me vajzat ‘peng’ të rrjeteve sociale. Do të tregojmë se si ato e përdorin virtualitetin, se si jetojnë realisht e si e shesim mënyrën e tyre të jetesës”, tregon Erioni për gazetën “Panorama”. Nëse arrijnë në marrëdhënie me personat që njohin virtualisht, do ta shihni në javët në vazhdim”. Pyetjes nëse fitojnë para nga perfomancat e tyre sensuale apo provokative duke treguar asetet fizike në rrjetet sociale, Erioni i përgjigjet: “Po. Por me klering”. Erioni dhe Besi e kanë provuar kombinimin e tyre edhe jashtë “Portokallisë”, në one­man­show­n “Parajsa e Skifterëve”, një shfaqje që interpretohej nga Besi, me skenar të Isait./Panorama

bes-kallaku

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password