Për muaj me radhë mendoi se do t’ia hidhte, por e vërteta doli në shesh. Samantha Lee Ciotta 32 vjeçe, u mor nën hetim sepse ka bërë seks me një nxënës minoren për disa muaj dhe se ka shkëmbyer mesazhe erotike me të.
Gruaja, e martuar dhe nënë e një fëmije, punonte në “Beaumont High School”, në Kaliforni nga viti 2015. Mbeten të paqarta rrethanat se si arriti ta zbulonte policia ngjarjen, por sigurisht që nxënësi po bashkëpunon me hetuesit. Ishte pikërisht djaloshi që konfirmoi natyrën e këtij raporti që e lidhte me Samantën. Përveçse kanë patur marrëdhënie seksuale, ata kanë kaluar edhe muaj duke çatuar me mesazhe erotike. Mësuesja u arrestua dhe më pas u la e lirë pasi pagoi kushtin 150 mijë euro. Mirëpo dyshohet se ky djalë nuk është i vetmi nxënës që ka rënë viktimë i ngacmimeve seksuale të mëseses. Mësuesja është e martuar dhe ka një djalë 3 vjeç./ revistawho.com