lefuture

BERAT/ Nëna kallëzim në polici: Ja kush ma përdhunoi vajzën 6-vjeçare

download

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit ku një djalë ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Policia e Beratit ka njoftuar se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin K.S 13-vjeç, banues në Berat. Kjo pasi shtetasja M.Zh 22-vjeçe, banuese në Berat, ka kallëzuar se shtetasi K.S ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijën e saj shtetasen S.H 6 vjeçe, banuese në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password