lefuture

BERAT/ I mituri abuzon me të afërmen 6 vjeçe, babai: E vras nëse s’burgoset

burri-berat-433x300

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para tri ditësh në Berat. Një vajzë 6­ vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga kushëriri i saj 13­-vjeçar. Sipas A1 Report, vajza e mitur ka qenë duke luajtur me 13­vjeçarin në banesën e saj, në momentin që është abuzuar seksualisht nga ai. Ajo ka njoftuar prindërit për ngjarjen, të cilët e kanë dërguar menjëherë te mjeku gjinekolog. Ky i fundit ka dalë në përfundimin se vajza është abuzuar seksualisht. Prindërit e vajzës kanë bërë menjëherë denoncimin në Polici dhe kjo e fundit ka shoqëruar 13­-vjeçarin dhe më pas e ka liruar atë, duke vazhduar hetimin në gjendje të lirë. Mirëpo, babai i vajzës, duke folur për mediat ka thënë se nëse nuk mbahet në burg 13­vjeçari, atëherë ai do ta vrasë atë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password