Në verën e vitit 2013, Anaid Kaloti që sapo ishte shpallur fitues i “Big Brother” u njoh rastësisht me këngëtaren bukuroshe Samanta Karavella. Rastësia deshi që ata të zbulonin se kishin lindur në një ditë dhe festuan bashkë ditëlindjet. Asokohe në media u fol për një flirt midis të dyve. Mirëpo koha na tregoi se nuk pati asgjë më shumë. Verën që shkoi ne pamë një pozë të re nga dy të rinjtë por me shumë gjasë bëhej fjalë për një takim të rastësishëm. Ndoshta po kaq i rastësishëm është edhe bashkimi i tyre në një parti politike. Sot Samanta dhe Anaidi kanë njoftuar publikisht se janë pjesë e “LIBRA” partisë më të re me kryetar Ben Blushin.