• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bella i vë kapakun të gjithë zërave që qarkullonin për të

Fotot e supermodeles Bella Hadid dhe Jordan Barett bënë xhiron e rrjeteve sociale me spekulimet e mundshme se ata ishin vertet në një lidhje. Dyshja u shfaq në apartamentin e Belles në New York në shoqërinë e këndshme të njëri-tjetrit. Por cila është e verteta që qëndron pas gjithë kësaj historie?
Duket se kësaj here paparacët e paskan kaluar cakun. Modelja më e përfolur e momentit është shprehur e indinjuar dhe e revoltuar për ndërhyrjen në jetën e saj private. “Të fotografosh dikë në shtëpinë e tij, duhet të jesh i sëmurë mendërisht, i papjekur ose shumë i dëshpëruar” thotë ajo. Në një postim në Twitter Bella e tha qartë që Barett është si një vëlla për të. Epo kjo mjaftoi për t’i vënë kapakun cdo thashethemi të mundshëm që qarkullonte lart e poshtë për dyshen Hadid-Barett./revistawho.com