Bekim Balaj dhe Ilda Bejleri një çift i vërtetë, fotot e flirtit pas mesnate

img_9689

Gazetarja e njohur e “Supersportit”, Ilda Bejleri, është përfolur këto ditë për një lidhje të re me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj. 25-vjeçari nga Shkodra, që ishte i pranishëm në festën e fundvitit të organizuar para pak ditësh nga “Top Media”, u pa shumë pranë Bejlerit. Gjatë gjithë mbrëmjes biondi më seksi i Kombëtares nuk iu nda për asnjë moment Ildës, duke u prezantuar afër saj si një çift i vërtetë. Për disa orë, Balaj flirtoi me gazetaren seksi të “Digitalb”-it, duke e shoqëruar jo vetëm në kërcim, por edhe në alkool. Ka qenë vetë Balaj, i cili ka kërkuar vëmendjen e fotografit të “Panoramës”, duke i sugjeruar Ildës të pozonin si çift së bashku. Kështu, pasi kishin shijuar verë të kuqe, ata dukeshin vërtet shend e verë në orët e vona të festës diku pas mesnate. Kjo nuk është hera e parë që ata shihen pranë njëri-tjetrin, pasi për shkak të intervistave dhe udhëtimeve jashtë për punë, kanë pasur raste të tjera njohjeje dhe afrimiteti. Pak kohë më parë, gazetarja e “SuperSport”, e cila është përfolur edhe si e dashura e Xherdan Shaqirit, postoi një foto ku shihej se asaj i këndonte pikërisht futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj. Ky i fundit, që gjatë gjithë kohës është i rrethuar me thashetheme për marrëdhëniet e tij me femrat VIP, shihej duke i kënduar Ildës një këngë të vjetër qytetare tiranase. Se si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre më tej, kjo mbetet për t’u parë, ndërkohë që theksojmë se ai është katër vite më i ri se Ilda. E përmendim diferencën e moshës mes tyre, pasi Bejleri e mohoi lidhjen me Xherdan Shaqirin, pasi sipas saj nuk mund të lidhej me një djalë 5 vite më të ri se ajo, siç ishte Shaqiri.

BEKIM BALAJ, “DONZHUANI” I FUTBOLLIT, PREZANTUESET QË KA PASUR LIDHJE

Sulmuesi shtatlartë i Kombëtares njihet si donzhuani i futbollit, pasi ai në këto vite ka pasur lidhje me disa nga vajzat e njohura të ekranit. Si fillim u përfol për një histori dashurie me moderatoren brune, Einxhel Shkira. Më pas për një flirt veror me Viola Spiron, për të vazhduar me një histori pasioni me prezantuesen seksi nga Kosova, Elita Rudi, e për të ndalur tek Ilda Bejleri. Le të shohim nëse do të martohet me ndonjërën, apo nëse lista e tij e historive rozë do të zgjatet gjithmonë e më shumë. /Panorama

.img_9686

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password