lefuture

Behxhet Pacolli: I njoh njerëzit Iluminati, por jam larguar për shkak të fesë

pacolli-730x440-650x358-640x352

Biznesmeni i famshëm kosovar, Behxhet Pacolli, që gjithashtu drejton partinë Aleanca e Re, ka folur për të ashtuquajtura “shoqëri sekrete” duke pohuar se i njeh ato. “Kam bashkëjetuar me këto shoqëri, kam patur të bëj me këto shoqëri, nuk jam pjesë e saj, për një arsye, jo pse këto janë shoqëri që e dëmtojnë dikë ose e dëmtojnë shoqërinë. Edhe këto e luajnë rolin e vet, në mrekullitë që ndodhin, duke filluar tek të ndritshmit IIumanati siç quhen”, ka thënë Pacolli, në emisionin “Me Shukin”.
Madje sipas Pacollit, shoqëritë e njohura me emrin Iluminati kanë një ndikim të madh në shumë “mrekulli të botës”.
“Ata kanë luajtur një rol shumë të madh edhe në zhvillimin e shkencës edhe artit dhe shpikjeve të ndryshme”, ka thënë Pacolli. Por përkundër kësaj, ai thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e tyre.

“Kam patur një besim më të fortë tek feja, dhe gjithmonë kam dashur në fund të ditës me ju largu këtyre”, ka thënë Pacolli.
Ai në emision i referohet disa herë, librit të shenjtë të myslimanëve, saktësisht ajeteve kuranore.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password