• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Behgjet Pacolli: Kam bredhur gjithë botën, vetëm në Kosovë më kontrollojnë pasaportën

Ish-Presidenti i Kosovës, biznesmeni dhe politikani i njohur Behgjet Pacolli i ka çuditur të gjithë me postimin e tij të fundit në “Facebook”. Pacolli, i cili njihet si një nga ‘ambasadorët’ që loboi më shumë për njohjen e Kosovës ka ndarë me të gjithë ndjekësit përvojën e tij si udhëtar në disa vende të botës… “Në Zvicër, Shqipëri, Suedi, dhe shumë vende të tjera ku kam shkuar, pasaporta ime nuk më është kontrolluar kurrë. Kjo më ndodh gjithmonë në Kosovë. Me këtë kam kuptuar që “nuk ka profet në fshatin e vet”. Sidoqoftë, për mua kjo ka pak rëndësi. Kosova është vendlindja ime e dashur!”, – shkruan Pacolli.