Në fillimet e saj, Bebe Rexha ka bashkëpunuar me dy artistë shumë të njohur, Rihanna dhe Eminem, duke shkruar këngën ‘Monster’ për ta. Në fakt kënga ishte për Beben, por labeli vendosi të jua jepte dy këngëtarëve të famshëm. E mesa duket Bebes nuk i del akoma inati. Ajo e ka sulmuar publikisht në një koncert. “Ato notat e larta “oooh ohhh” i kam bërë unë, por Rihanna nuk mund t’i këndojë ato nota. Ajo nuk di të këndojë”. Turma e ka pritur me brohoritje këtë deklaratë.