• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bebe Rexha e emocionuar, merr komplimenta nga legjenda e muzikës amerikane

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha tashmë renditet ndër artistët më të talentuar në Amerikë. Çdo këngë e saj është kthyer në hit dhe madje ajo njihet edhe si një ndër tekstshkrueset më të mira. Për të gjithë suksesin e saj, Bebe është vlerësuar edhe nga legjenda e muzikës amerikane, Cyndi Lauper. Këngëtarja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi përkrah Bebes dhe ka shkruar: “Kishim fatin të performonim së bashku dhe me Keshan e shumë gra të tjera të talentuara në çmimet ‘Grammy’. Kënga e Bebes ‘I’m a Mess’ është hiti im i verës”. Për këtë gjë Bebe duket se është emocionuar shumë dhe ka publikuar menjëherë në ‘Instastory’ postimin e Cyndi Lauper. “Wow! Shumë faleminderit legjendë”, – ka shkruar Bebe.

Cyndi Lauper është një ndër këngëtaret më të njohura të viteve ’80 me hitet e saj “Girls Just want to have fun”, “Time after time” e shumë të tjera. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE