close
Breaking NewsLajme

Bashkëshorti i tretë i së ëmës, në fillim nuk e pëlqeu por sot ka një mesazh për të…

17389208_288717444895014_9047092586490357006_o

I thyer nga dhuna që ka përjetuar e ëma nga i ati, Drini nuk do asgjë më shumë sesa lumturinë e saj. Drini tregoi se, siç duket nga përvojat e dy martesave të dështuara të nënës, fillimisht nuk kishte qenë dakord për këtë lidhje të re. Por kur e kishte takuar për herë të parë Besimin, e kishte kuptuar se ishte një njeri i butë, dhe se e donte Valentinën. Me kalimin e kohës ishte bindur akoma më shumë se ky njeri, do t’i falte më në fund jetën që donte të ëmës. Babai i tij, bashkëshorti i saj i parë e kish dhunuar dhe ishin ndarë kur Drini ishte veçse 5 vjeç. Bashkëshorti i saj i dytë sillej përgjithësisht mirë, por nuk e kish mbështetur të ëmën në marrëdhënie me vjehrrën. Këtë herë, Drini do të bëjë gjithçka që gjërat të shkojnë mirë. I pyetur nga Ardit Gjebrea, ai tha se nëse e ëma martohet me Besimin, ai do ta shoqëronte të veshur nuse. “Ti je njeri i mirë, zemërgjerë dhe i sinqertë.”, – i tha ai Besimit në studion e “Të Dielës Shqiptare”, “Dua të të kërkoj të kujdesesh për mamanë time, por edhe të të falenderoj për gjithçka ke bërë për të.”

Besimi, i qeshur dhe i qetë, iu përgjigj me një thjeshtësi që të jepte siguri: “E kam mbajtur mirë, do ta mbaj shumë mirë, dhe këtë ia premtoj këtu.” I ngacmuar nga Gjebrea për çështjen e martesës, Besimi nuk e shmangu përgjigjen përkundrazi tha: “Në bashkëpunim me ju, edhe mund ta bisedojmë.”, ndërsa mori edhe një premtim nga Gjebrea se, sapo të duan të martohen, mund t’i drejtohen stafit të “Së Dielës”. / anabel.al

Tags : e diela shqiptareKa nje mesazh per ty
loading...