• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bashkëpunoi me këngëtarin që akuzohet për abuzime me femrat, Lady Gaga kërkon falje

Pak ditë më parë në media bëri bujë dokumentari i publikuar kundrejt këngëtarit, R Kelly. Femra të shumta që kishin pasur marrëdhënie me të tregonin se si ai i kërcënonte dhe abuzonte me to seksualisht. Një pjesë e madhe e publikut u kthye kundër R Kelly dhe pjesë e tyre u bë edhe Lady Gaga. Nëpërmjet një deklarate të dhënë së fundmi këngëtarja është shprehur se tani është penduar për bashkëpunimin që solli me të në vitin 2013. Ajo shtoi se mbështet të gjitha gratë që kanë folur në dokumentar dhe se i kupton shumë mirë si ndihen.
“Si viktimë e sulmeve seksuale, e bëra këngën dhe videon në një periudhë të errët të jetës sime. Qëllimi im ishte të sillja diçka jashtëzakonisht sfiduese dhe provokuese, sepse isha e zemëruar dhe ende nuk e kisha kaluar traumën që ndodhi në jetën time”- u shpreh ajo.
Më tej këngëtarja ju kërkoi falje të gjithë fansave për këngën dhe bashkëpunimin e ‘turpshëm’./revistawho.com

CLOSE
CLOSE