• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Barack Obama firmos kontratën me ‘Netflix’, së shpejti prodhues filmash dhe serialesh

Mund të prisnim çdo gjë prej tij, por ta shikonim si prodhues filmash dhe serialesh ndoshta askush nuk e ka imagjinuar ndonjëherë. Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, së bashku me bashkëshorten e tij, ka firmosur një kontratë disa vjeçare me ‘Netflix’ për të prodhuar filma dhe seriale. Tashmë, spektakli apo filmi juaj i preferuar mund të jetë prodhuar ekskluzivisht nga Barck dhe Michelle Obama.

Barack Obama, Michelle Obama, Netflix

“Një nga kënaqësitë tona më të mëdha në punën tonë në shërbimin publik ishte krijimi i njoheve me njerëz të këndshëm nga të gjitha sferat e jetës dhe t’i ndihmonim të ndanin me një audiencë më të gjerë të gjitha eksperiencat e tyre. Për këtë arsye unë dhe Michelle jemi shumë të lumtur që do të bashkëpunojmë me ‘Netflix’. Ne urojmë që të kultivojmë dhe kurojmë imazhin e të talentuarve, zërave kreativë dhe që janë të gatshëm për të kuptuar njerëzit dhe për t’i ndihmuar të ndajnë historitë e tyre me gjithë botën”, – ka thënë ish-presidenti. Kompania prodhuese e Obamës quhet ‘Higher Ground Production’ dhe projekti i tij do të jetë i disponueshëm në 125 milionë abonentë në 190 qytete. /revistawho.com