• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Barack Obama feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin më të ëmbël publikisht

Barack Obama udhëhoqi SHBA-në për disa mandate me rradhë duke hyrë në histori si presidenti i parë me ngjyrë. Ai mbahet mend si një nga udhëheqësit më të dashur të shtetit më të fuqishëm në botë. Tashmë Obama nuk është më pjesë e politikës, por është herë pas here prezent për ngjarje të rëndësishme me opinionet e tij. Ditën e sotme ai feston ditëlindjen dhe urimi më i ndjerë vjen nga bashkëshortja. Krahas një fotoje të tij, Michelle ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Barack Obama. Pamja është shumë herë më e bukur me ty pranë”.

Michelle dhe Barack janë dhe gjithmonë do të mbeten një nga çiftet më të dashur për publikun, jo vetëm amerikan, pasi gjithmonë kanë transmetuar imazhin e perfeksionit dhe marrëdhënies së konsoliduar./revistawho.com

CLOSE
CLOSE