“Balena Blu” i ka orët e numëruara. Fenomeni i rrezikshëm që pushtoi kronikën e zezë muajt e fundit, për shkak të vetëvrasjeve të shumta të të rinjve që u përfshinë në lojën “online”, tani do të mund të luftohet përmes një aplikacioni që quhet “Anti Blue Whale”. Me anë të aplikacionit mund të kontrolloni sigurinë e fëmijëve tuaj. Ky aplikacion mund të shkarkohet gratis për një periudhë prove dy ditore në faqen e internetit “www.antibluewhale.it.”.
Aplikacioni është i padukshëm për përdoruesin e telefonit dhe i lehtë për t’u instaluar. Kështu mund të shikoni nga një pajisje tjetër gjithçka shfaqet në ekranin e celularit ku është instaluar. Pra ju mund të kontrolloni në çdo kohë se çfarë bëjnë fëmijët tuaj me celularin e tyre./ revistawho.com