lefuture

Babai ngacmoi seksualisht fëmijët 6 dhe 7 vjeç, rrëfehet nëna: Kam 2 vite që vërej se…

g-1

“Kam 2 vite që vërej se ish- bashkëshorti më ngacmon fëmijët. Para një viti i pashë të ngacmonte me duar djalin dhe vajzën, dhe jo t’i puthte e përqafonte si një prind. Vendosa të divorcohem prej tij. Duke parë se veprimet e tij vazhdojnë ende vendosa ta denoncoj”. Ky ka qenë rrëfimi në polici i nënës 29-vjeçare R. M. e cila ka denoncuar në komisariatin nr. 3 në Tiranë ish-bashkëshortin e saj Denis Shmili pasi sipas saj ai ngacmonte seksualisht fëmijët 7 vjeç dhe 6 vjeç, raporton BalkanWeb. Policia e Tiranës, arrestoi pas kallëzimit 32-vjeçarin në banesën e tij. Ky i fundit ka thënë se është një besimtar i devotshëm dhe se fëmijëve iu falte vetëm dashuri atërore. Por, nga ana tjetër ish-bashkëshortja ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga gjykata pasi sipas saj, 32-vjeçari e dhunonte psikologjikisht me qëllim që ajo të vazhdonte martesën me të. Pak kohë më pare, Shmili ishte dënuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Gjithashtu, ai akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, e kryer vepra të turpshme, ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases, R. M., 29 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password