lefuture

Babai i Ergi Dinit, gjen forcë dhe u kthen përgjigje komentuesve: M’u thaftë dora që e shkrova atë poezi

dinis-family_1480081431-4455011

Këngëtari, Ergi Dini u nda nga jeta para disa ditësh në një aksident më motor, së bashku me shokun e tij Klejd Halili. Mesazhet ngushëlluese ishin të shumta që nga familjarët e tyre deri tek perzonazhet më të njohura të muzikës. Një ditë përpara se të ndodhte tragjedia për familjen Dini, babai i Ergiti shkruajti një poezi vdekje të cilën e postoi në ‘Facebook’.

ÇAST I KEQ
Vdekja më vështron me sytë tuaj…
Retë dhe pulëbardhat digjen nga perëndimi.
Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.
Hëh!
Trëndafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit.
Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër…”

Ja çfarë thotë babi i tij, Dashamiri për ato vargje:
“Fatkeqësisht kjo poezi u shkrua një ditë përpara kobit, mu m’u thaftë dora. Nuk arrita të kuptoj kur e shkruajta, se për çfarë e shkruajta, çfarë doja të thoja?! Hedhja e saj qe shumë instiktive. Kuptimin e mora vesh vetëm të nesërmen në mbrëmje…kur mora lajmin e kobshëm”- thotë ai për gazetën express.”

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password