Azi, gjendet një gur gjigant që vlen 155 milionë euro


Në një minierë në Burma të Azisë, është nxjerr guri gjigant i zhadit që kap vlerën e 155 milionë eurove.

Punëtorët kanë mbetur të mahnitur kur e kanë gjetur këtë masiv të çmuar, që është i lartë afro tri metra, ndërsa është nga 5.4 metra i gjerë dhe i gjatë, transmeton Telegrafi.

Me peshë që arrin 175 ton, ky është zhadi i dytë më i rëndë ndonjëherë, pas atij që ka 240 ton e që është shfrytëzuar për të punuar statujën e Budës për një tempull në Kinë.

minatoret-nxjerrin-gurin-gjigant-te-zhadit-qe-vlene-155-milione-euro-foto-3

“E konsideroj si fat për qytetarët dhe Qeverinë. Ka një vlerë të lartë dhe do të na ndihmojë shumë të prosperojmë”, ka thënë U Tint Soe, që është një politikan i zonës.

Në fotografinë e postuar, ai shihet pranë gurit që e ka konsideruar të jetë ‘sa dy shtëpi të vogla’.

Ky material që pas pastrimit do të merr ngjyrën e gjelbër, në lashtësi është përdorur për të punuar majat e shtizave, si dhe për stoli të ndryshme, ndërsa sot është shumë i kërkuar në botën e argjendarisë. /Telegrafi/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password